Home Aktualitet Arrestimet pë...

Arrestimet për Inceneratorët, Xhixho: Hetimi i SPAK të shtrihet deri në kupolën qeverisëse

34
0

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, thotë se drejtësia ka vepruar me vonesë për aferën e incerenatorëve. Xhixho pohon se hetimet e SPAK-ut nuk duhet të mbeten në nivel dytësor, por të shtrihen deri në kupolën qeverisëse.

Deputetja thotë edhe se urdhri për implementim e aferës së inceneratorëve, sipas saj ka ardhur nga qeveria. Për të Komisioni Hetimor për Inceneratorët veç se zvarriti hetimin që po bëhej nga organet e drejtësisë.

“Do kisha dashur që drejtësia të vepronte më shpejt, provat që ne kemi depozituar kanë qenë voluminoze. Koka apo Bllako, apo 13 urdhër arrestet që janë bërë nga SPAK, jam e bindur këto janë niveli i dytë i peronave që kanë përgjegjësi. Kryesorët janë kupola kryesore e qeverisë, duke filluar nga Rama. Hetimi që ka bërë SPAK mos të mbetet në nivel dytësor, por të shkojë tek ata që kanë dhënë urdhrin politik për implementimin e kësaj afere”, tha Xhixho për ”Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit