Home Aktualitet Arrestimi i b...

Arrestimi i burrit të modeles së njohur Angela Martini

376
0

Dragos Savulescu, bashkëshorti i Angela Martinit, ra në prangat e policisë në muajin gusht pas një kohe të gjatë në arratisje.

Ai u arrestua në Mykonos bashkë me një tjetër person në ishullin e famshëm, ku shpenzoi shifra marramendëse në restorante dhe jahte.

Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos.

Mirëpo Dragos u lirua vetëm një ditë pas arrestimit.

Biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali.

Gjykata italiane e mori vendimin për Dragos Savulescu-n, pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

Ditë më parë çifti i famshëm kanë zbuluar se Dragos ka fituar përfundimisht pafajsinë në Greqi dhe se gjykata greke ka bllokuar përpjekjen e Rumanisë për ekstradimin e Dragos.

Vendimi shënon herën e dytë që një gjykatë europiane ka refuzuar një kërkesë ekstradimi për të.

Gjykata e Apelit e Egje-së në Syros doli në krah të Savulescu, duke rënë dakord se Rumania nuk kishte fuqi të detyronte ekstradimin e tij nga Greqia dhe urdhëroi pushimin e menjëhershëm të urdhër arrestit rumun.

Së fundmi janë publikuar pamjet ku tregohet momenti kur ai thotë se u arrestua “ilegalisht” në ishullin e Mykonos.

E xhiruar ndërsa çifti ishin brenda një makine policie me shpejtësi të madhe, ish Miss Universe Angela Martini dëgjohet në video duke bërtitur “pse po vozisni kështu?” teksa vërehen automjete policie nëpër rrugë.

(Infokosova.net)

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit