Home Aktualitet Arrestimi i i...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, mediat italiane: Po hetohen edhe disa politikanë shqiptarë

302
0

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku në Itali pasi u kap me drogë, mediat atje shkruajnë se në sitën e hetimeve janë edhe disa politikanë shqiptarë. Po ashtu janë dhënë edhe detaje të reja për mënyrën sesi ka lëvizur Kajmaku.

“Pista hetimore italo-shqiptare i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm të një kamioni të kompanisë shqiptare të luleve në portin e Durrësit.

Në këtë mënyrë ka dalë në dritë mënyra se si dyshohet se lëviznin qindra kilogramë drogë. Policia shqiptare ka gjetur edhe një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes së politikanit me dy milionë dollarë, prejardhja e së cilës është ende nën hetim.

Hetuesit verifikuan gjithashtu se, pesë ditë para sekuestrimit të kokainës, politikani i njohur shqiptar kishte udhëtuar me avion nga Tirana në Ankona. Më pas ai shkoi në Monterubbiano dhe së bashku me nipin e tij morën një makinë me qira.

Një ish-politikan dhe një ish-zyrtar i rëndësishëm lëviznin kilogramë e kilogramë drogë në oazin e qetë dhe të lumtur të Fermanos”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit