Home Aktualitet Arrestohen dy...

Arrestohen dy shtetas në Durrës, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

63
0

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, 47-vjeçari me iniciale H.Ç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaje bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë Durrës:

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin H. Ç., 47 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. T., 52 vjeç, banues në Nikël, Krujë, dhe proceduan penalisht shtetasin K. S., 62, vjeç, banues në Arramaras Krujë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi 52-vjeçari, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorinë, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit