Home Aktualitet Arrestohet 27...

Arrestohet 27-vjeçari i rrezikshëm, në kërkim për trafik droge dhe tentativë vr*sje

31
0

Një 27-vjeçar, i cilësuar si i rrezikshëm është arrestuar nga Policia e Elbasanit. Albi Biçaku del të jetë i shpallur dy herë në kërkim. Njnë kërkim për trafik droge dhe tentativë vrasjeje në Librazhd, ndërsa iu gjet edhe një sasi e konsiderueshme tritoli.

Sipas njoftimit të Policisë, Albi Biçaku ishte shpallur në kërkim edhe për tentativë vrasjeje, ngjarje e ndodhur më datë 21 shkurt 2023, në një lokal në Librazhd, ku tentoi të vrasë me armë zjarri një 35-vjeçar.

Gjithashtu 27-vjeçari akuzohet se është autori i tentativës së vrasjes së shtetasit R.H por gabimisht ka mbetur i plagosur Shpëtim Skura. Ngjarja u shënua më 21 shkurt 2023, në një lokal në Librazhd.

“Albi Biçaku ka tentuar të vrasë më armë zjarri, shtetasin R. H., me të cilin ishte konfliktuar më parë vëllai i 27-vjeçarit, shtetasi R. B. (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes). Nga të shtënat ka mbetur i plagosur aksidentalisht, në këmbë, një shtetas tjetër. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në ambientet (banesë dhe dyqan) e përbashkëta të vëllezërve”,-thuhet një njoftimin e Policisë së Elbasanit.

Gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallëp lënde plasëse të programuar për shpërthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit