Home Aktualitet Arrestohet 48...

Arrestohet 48-vjeçari në Lezhë, i dënuar në Itali me 18 vite burg

31
0

Një 48-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi ka qenë i dënuar me 18 vite burg për trafik droge në Itali.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, por tashmë pas arrestimit do të ekstradohet në shtetin fqinj.

Edmond Sufja ka qenë pjesë e një organizate kriminale aty që merrej me trafikun e drogës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lezhë

Vijojnë operacionet nga Policia e Lezhës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 18 vite  burgim, për vepren penale “Organizate kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Fast Albania dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Edmond Sufja, 48 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar,  pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 18 vite burg  për veprën penale “Organizatë  kriminale, më qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit