Home Rajoni Arrestohet nj...

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte

22
0
Photo credit: Ansa

Personi që është arrestuar në regjionin e Mitrovicës për spiunazh është Aleksandar Vlajiç, ish-polic i Kosovës dhe i njëjti i ka sulmuar zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të vendit.

Prokuroria pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit, sot në mbrëmje në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person.

Sipas Prokurorisë, i arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së. “I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit