Home Aktualitet Arrestohet po...

Arrestohet polici në Tiranë

89
0

Një efektiv policie është disa shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor, teksa drejtonte automjetin pa patentë dhe nën efektin e lëndëve narkotike. Në pranga ra inspektori A. B., 50 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist, Drejtoria e Përgjithshme të Policisë.

Arrestimi i tij u krye për arsye se më datë 21.05.2022 është ndaluar nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Tiranë pasi kishte shkelur disa rregulla të qarkullimit gjatē drejtimit të mjetit tip AUDI, të cilën e drejtonte pa leje drejtimi.

Nga testi i shpejtë për prezencën e alkoolit dhe lëndëve narkotike ai ka rezultuar pozitiv në treguesit që i korrespondojnë prezencës së Cannabis Sattiva dhe negativ në përqindjen 0.00 e alkoolit.

Pas njoftimit verbal të Prokurorit të gatshëm, A.B. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime te mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit