Home Sporti Arteta nuk do...

Arteta nuk dorëzohet: Jemi ende në garë për titullin kampion

76
0

Mikel Arteta këmbëngul se Arsenali është ende pretendent për titullin e Premier League-s, pavarësisht se e humbi kreun me fitoren e City-t 1-2 te Citizens ndaj Fulhamit.

Arteta tani dëshiron që Arsenali, i mundur 4-1 nga City javën e kaluar, të rikthehet te fitorja në sfidën me Chelsea-n, në “Emirates”, këtë të martën.

“Ne kemi arritur atë që ishte e vështirë për t’u arritur dhe ne ende mund ta fitojmë Premier League-n, sepse janë edhe pesë ndeshje përpara dhe shumë gjëra do të ndodhin.

Tani gara për titull nuk është më në duart tona. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë ndeshjet që na kanë mbetur dhe pjesa tjetër i takon City-t. Jam jashtëzakonisht krenar dhe falënderues për të gjithë ata që kanë kontribuar në kthimin tonë në Champions”, deklaroi Arteta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit