Home Aktualitet Asambleja e P...

Asambleja e PS-së/ Balla: Dora për bashkëpunim mbetet e shtrirë! Nëse PD është gati…

11
0

Vijon mbledhja online e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku mes të tjerash është miratuar edhe thirrja e Kongresit të jashtëzakonshëm në 12 qershor

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla tha se dora për bashkëpunim me opozitën nga ana e PS-së mbetet e shtrirë, ndërsa shtoi se edhe pas zgjedhjeve në PD-ja do kërkohet diskutim pavarësisht se kush zgjidhet kryetar i kësaj force politike.

”Ne vazhdojmë ta mbajmë dorën e shtrirë dhe dëshirën tonë të pakushtëzuar për t’u ulur me PD sa të mbarojë legjislatura parlamentare, por edhe nëse PD është gati dhe pas zgjedhjeve në PD kushdo të jetë kryetar i saj për të diskutuar për gjëra të rëndësishme në një demokraci funksionale. Maxhoranca dhe opozita kanë detyrat e veta, por ajo që presin qytetarët prej nesh është t’i japim fund kësaj sherrnaje politike, por të gjejmë gjuhën e përbashkët për të punuar për të çuar përpara shumë reforma që kërkojnë një shumicë të cilësuar në Kuvend që ne nuk e kemi”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit