Home Aktualitet Asfiksohen pu...

Asfiksohen punonjëset e një fabrike teli, përfundojnë në spital

42
0

Disa punonjëse të një fabrike teli në Kamëz janë paraqitur në Qendrën Spitalore Nënë Tereza këtë të enjte, me shenja asfiksie.

Sipas informacioneve të policisë, bëhet e ditur se punonjëset nuk janë ndjerë mirë teksa ishin në orar të punës dhe për këtë janë transportuar në urgjencë.

Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie.

Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit