Home Sporti Asllani: Jam ...

Asllani: Jam gati për të zëvendësuar Brozovic dhe të jap më të mirën

73
0

Kristjan Asllani nuk u aktivizua në asnjë minutë në sfidën e fundit ndaj Islandës, por kjo nuk do të thotë se nuk është gati për të luajtur tek Interi. Ai madje me shumë mundësi do të jetë titullar kundër Romës pas dëmtimit të Marcelo Brozovic.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane ai është shprehur se do të jetë gati për të dhënë kontributin e tij.

“Sa keq që Brozovic është dëmtuar, një lojtar themelor për ne. Por nëse vjen radha ime tashmë, unë jam gati. Do të përpiqem të jap më të mirën time”, tha talenti shqiptar për “Tuttosport”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit