Home KRYESORE Astrit Patozi...

Astrit Patozi: Jo çdo e keqe vjen për keq. Falë Yuri Kim dolën shumë poshtërsira

1649
0

Astrit Patozi thotë se qëndrimi i ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është një sebep që tregoi sesa shumë poshtërsia ka në PD. Po ashtu ai thotë se nëse Berisha nuk do u shpallte ”non-grata”, mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës do të vijonte bashkëpunimi. ”Nuk e thotë kot populli që jo çdo e keqe vjen për keq, ndaj edhe nuk kanë pse mërziten shumë. Rëndësi ka që të vazhdojnë pa u ndalur marshimin e fitores. Sepse tani, kur janë demaskuar kaq shumë plane djallëzore, të gjitha palët nuk duhet të lënë gur pa lëvizur dhe përpjekje pa bërë për bashkimin, hapjen dhe forcimin e opozitës”.

Postimi i plotë nga Astrit Patozi

JO ÇDO E KEQE VJEN PËR KEQ

Kot e kanë dënuar aq rëndë me mospirje kafeje ambasadoren amerikane Yuri Kim. Se me ato që po shohim dhe dëgjojmë, “non grata” ia paska vlejtur shumë që këta të njihnin më në fund njëri-tjetrin.

Përfytyro pak sikur të mos bëhej sebep ajo, sa shumë poshtërsira të tjera do të kishin ndodhur në bashkëpunim me Edi Ramën për t’i ngulur thika të tjera pas shpine Partisë Demokratike.

Nuk e thotë kot populli që jo çdo e keqe vjen për keq, ndaj edhe nuk kanë pse mërziten shumë. Rëndësi ka që të vazhdojnë pa u ndalur marshimin e fitores.

Sepse tani, kur janë demaskuar kaq shumë plane djallëzore, të gjitha palët nuk duhet të lënë gur pa lëvizur dhe përpjekje pa bërë për bashkimin, hapjen dhe forcimin e opozitës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit