Home Sporti Atalanta fito...

Atalanta fiton ndaj Young Boys, Zeniti shkatërron Malmon (VIDEO)

138
0

Atalanta ka arritur që të marrë fitoren e parë në grupet e Championsit gjatë këtij sezoni. Skuadra bergamaske triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Young Boys. Ekipi i Gasperini hasi vështirësi në gjetjen e hapësirave, por loja e tyre ishte dominuese.

Në minutën e 68-të, Matteo Pessina arriti që ta devijojë topin në fundin e rrjetës pas një pasim të bukur nga Zapata. Gjimshiti ishte në fushë për gjithë ndeshjen, duke pasur pak punë në prapavijë. Atalanta ngjitet në kuotëne 4 pikëve, në vendin e parë në grup. Në sfidën tjetër të së njëjtës orë, Zeniti shkatërroi 4-0 Malmon. Claudinhp, Luzyayev, Stormin dhe Wendel ishin autorët e golave për skuadrën ruse. /R.Lika-Koha Jone/


LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit