Home Bota Atentat Putin...

Atentat Putinit? Mediat japin lajme kontradiktore

4509
0

Në një kohë që lufta në Ukrainë vijon prej më shumë se 200 ditësh, mbrëmjen e kësaj të mërkure, makina e Presidentit rus, Vladimir Putin është sulmuar, sipas medias britanike Daily Mail.

Pra sipas mediave, pasi nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Sipas të njëjtave burime makina e kreut të shtetit rus me pas vijoi rrugën dhe se Putin nuk ka pasur dëmtime, por flitet se ka pasur arrestime të shumta nga shërbimi i tij i sigurisë.

Raportohet gjithashtu se disa nga truprojat janë hequr pas dyshimeve se informacioni sekret për lëvizjet e presidentit 69-vjeçar ishte komprometuar. Të njëjtat lajme i ka konfirmuar edhe një kanal rus në Telegram, “Gjenerali SVR” që poston rregullisht informacione për Putinin që supozohet se janë nga burime të brendshme të Kremlinit.

Sipas këtij kanali, ngjarja ndodhi kur Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij.

Në makinën e Putinit u dëgjua një zhurmë e fortë nga rrota e përparme, e majtë, e ndjekur nga tym i madh. Pavarësisht problemeve me kontrollin e automjetit, makina doli nga skena dhe arriti e sigurt në rezidencë.

Duhet thënë se kanali i cili krenohet me burime të brendshme brenda në Kremlin, nuk ofron prova të forta për pretendimet e tij pasi shton se detajet e sulmit të supozuar janë “të klasifikuara”.

“Kreu i truprojës së presidentit dhe disa persona të tjerë janë pezulluar dhe janë dërguar në paraburgim. Për lëvizjen e presidentit e dinin një rreth i ngushtë njerëzish dhe të gjithë ishin nga shërbimi i sigurisë presidenciale.

Këta ishin pikërisht njerëzit që ishin në makinën e parë të autokolonës. Fati i tyre aktualisht nuk dihet. Makina me të cilën ata udhëtonin u gjet  e zbrazët disa kilometra larg incidentit” – thuhet në raportim. Shumë e konsiderojnë se është një kanal që pasqyron të vërtetat reale të asaj që ndodh me Rusinë, por megjithatë ka edhe skeptikë për vërtetësinë e burimeve te tij.

Siç ka edhe burime se kjo është një sajesë perëndimore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit