Home Sporti Atletico Madr...

Atletico Madrid fiton duelin direkt për Championsin ndaj Betis, Joao Felix shkëlqen me dopietë (VIDEO)

111
0

Atletico Madrid nuk mund të mungojë në një kompeticion prestigjioz si Championsi. Skuadra e Simeones ka arritur një fitore me shumë vlerë 3-1 për vendin e katërt kundër një rivali direkt si Real Betis.

Joao Felix konfirmoi formën fantastike që po kalon duke zhbllokuar rezultatin pas vetëm dy minutash lojë, por Cristian Tello do të barazonte rezultatin në shtesën e fraksionit të parë.

Sulmuesi portugez do të rikthente sërish në avantazh Atleticon në minutën e 61-të, ndërkohë që Thomas Lemar do të shënonte golin e tretë dhe të sigurisë. Los Colchoneros mbajnë vendin e katërt me 48 pikë pas 27 javësh, dy më shumë se Betis. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit