Home Aktualitet Auditi për pa...

Auditi për paratë ruse në PD, Spaho: Aferë personale e Bashës. Do ta thërrasim që të japë shpjegime

73
0

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar ngritjen e një grupi auditi për financimet ruse në PD. Do të merret nën hetim ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha për veprimet e tij në raport me donacionet në zgjedhjet e vitit 2017. Grupin e auditit do ta drejtojë Ledina Mandia.

Deputeti Edmond Spaho e cilësoi një aferë personale të Lulzim Bashës përdorimin e parave ruse për lobing. Për të Basha do të thirret që të japë shpjegime për këtë çështje, pasi shumë nga deklarimet e tij të mëparshme nuk përputhen. Spaho ftoi sërish SPAK për të hetuar çështjen..

”Afera për të cilën është diskutuar kohët e fundit, por edhe më përpara se të dilte, është personale e Lulzim Bashës. Paratë janë marrë prej tij pa njoftuar asnjë organ drejtues të PD dhe këta e ka treguar një hetim nga prokuroria që u mbyll me ndërhyrjen e Ramës.

Faktet tregojnë që pagesat i janë bërë kompanisë. Do të shohim dokumentacionin që është në PD, por nuk ka dokumente dhe as regjistrime. Do marrim dëshmitë e disa njerëzve si Ilir Dervishi dhe Arben Ristanin.

Madje do të thërrasim dhe Lulzim Bashën. Ne do ta ftojmë pastaj është në vendimmarrjen e tij, por ka së paku një detyrim moral për të thënë të vërtetën se nga kanë ardhur këto para dhe si janë përdorur. Ai ka dhënë shumë shpjegime që nuk përputhen me njëri tjetrin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit