Home Aktualitet Autorët i bën...

Autorët i bënë pritë, ekzekutohet 23-vjeçari në Napoli

74
0

Një 23-vjeçar është qëlluar për vdekje nga persona të armatosur, mbrëmjen e kaluar në Napoli, Itali. Carmine D’Onofrio, ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij në monmentin ku u qëllua, në zonën lindore të qytetit, pasi autorët i bën pritë. I riu nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 45 gëzhoja. Carmine D’Onofrio ishte djali jashtë martese i Giuseppe De Luca Bossa, nga ana e tij vëllai i Antonio De Luca Bossa, anëtar i lartë i klanit Camorra në rrethin Ponticelli të Napolit.

I burgosuri i përjetshëm Antonio De Luca Bossa, i njohur si “Tonino ‘o sicco” konsiderohet nga hetuesit si një nga kriminelët më të rrezikshëm të Camorrës napolitane.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit