Home Aktualitet Avokati i Pop...

Avokati i Popullit, Tabaku: Ledio Braho do të ishte personi i duhur, edhe pse u refuzua nga mazhoranca

135
0

Kryeministri Edi Rama tha se avokati i PD-së, nuk mund të bëhet Avokati i ri i Popullit.  Deputetja Jorida Tabaku, thotë se Ledio Braho do të ishte personi i duhur, edhe pse emri i tij u refuzua nga mazhoranca.

“PS kishte 11 emra, nga këto 3 i përjashtoi. Braho nuk ishte nga njerëzit e përjashtuar. Sot u kujtuan që nuk u pëlqen emri. Le ta rrëzojnë, për mua nuk ka rëndësi emri, ka rëndësi institucioni. Për mua Ledio Braho do i bënte nder atij institucioni. Mua më duket thjesht justifikim dhe besoj se nisja edhe njëherë e procesit do të sjellë një kandidaturë të re”, tha deputetja.

Tabaku bëri edhe njëherë të qartë se Partia Demokratike nuk do të marë pjesë në votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Për të demokratët janë kundër emrit të Ardian Dvoranit dhe shtoi se në këtë institucion duhet të jetë një person që nuk influencohet nga politika.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit