Home Aktualitet Avokati Ngjel...

Avokati Ngjela tregon sesi iu rrezikua jeta Fatos Nanos: Hapa qelinë, e çova në shtëpi me makinën e ministrit

45
0

Avokati Spartak Ngjela ka kujtuar kohën kur ishte ministër i Drejtësisë dhe si iu rrezikua jeta Fatos Nanos.

“Kur u bëra ministër i Drejtësisë, pata shqetësim të madh se më erdhën në zyrë gardianët e policët e burgut të Tiranës e më thanë se kemi harxhuar 40 mijë fishekë natën se na kanë sulmuar natën për të vrarë Nanon. I thashë hap dyert e burgut dhe Nanon merre e çoje në shtëpinë e tij. Ishte me gjithë Ramiz Alinë të dy. Si do të mbaja unë përgjegjësi se kush do i vriste?! Ku e di unë çfarë hordhishë ishin në një kohë kur Shqipëria kishte humbur gjithçka. U hapën të gjithë burgjet. Doli Nano, i çova makinën time, e çuan deri në shtëpi dhe i thanë deri këtu e kishte ministri përgjegjësinë, tani je në shtëpi. Nano qeshi. Më pas u largua jashtë se ishte në rrezik”, tha Ngjela.

Nga ana tjetër, avokati kujton dhe reagimin e ndërkombëtarëve dhe përballjen me ta dhe sesi nxori dekretin për të kthyer të gjithë të burgosurit edhe një herë në burg.

”Çështja ishte se u hapën burgjet. Ndërkombëtarët më kërkuan arsyen. Një shtet që nuk garanton dot jetën e të burgosurit i nxjerr në shtëpi. Ju e dini si ishte 1997. Më pas u qetësua situata. Më pyetën çfarë do të bëjmë? Nxora një dekret në parlament. Ish të burgosurit që janë larguar nga burgu jo të arratisur por për shkak të gjëndjes së 1997-tës nëse kthehen në burg marrin 30% ulje të dënimit. Ata të OSBE-së më thanë gjetje. Erdhën të gjithë por morën 30 % e uljes së dënimit ama”, kujton Ngjela gjatë intervistës për Report Tv.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit