Home Aktualitet Azili, shqipt...

Azili, shqiptarët të parët. Preferohen vende si Franca, Gjermania dhe Italia

26
0

Tetori i 2023 shënoi numrin më të lartë të azilkërkuesve në shtetet e BE-së, me 114830 kërkesa, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Sirianët përbëjnë grupin më të madh të njerëzve që kërkojnë azil, pasuar nga turqit e afganët. Të katërtit renditen shqiptarët.

Për periudhën janar-nëntor 2023, aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë arrijnë në 8.575, ndonëse me një rënie prej 0.4%. Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për azilantët shqiptarë, duke shënuar rritje të ndjeshme në krahasim me muajt e verës.

E njëjta tendencë u shënua dhe për Gjermaninë, ku pas një rënieje në verë, u konstatua rritje në tetor e nëntor. Për gjithë 11 mujorin, Franca priti 43% të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania, me 27% dhe 18.5% në Itali.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit