Home Aktualitet Baba e bir lë...

Baba e bir lëviznin me armë nëpër Tiranë. Policia nxjerr pamjet e arrestimit të tyre

17
0

Baba e bir kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë për mbajtje armësh dhe municioni luftarak.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Parandalimi”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Vihen në pranga babë e bir. Procedohet në gjendje të lirë dhe një 68-vjeçare, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i informacioneve të mara në rrugë operative organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: -S. J., 39 vjeç dhe djali i tij E. J., 16 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se këta 2 shtetas po qarkullonin me një triçikël, me armë zjarri me vete. Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në rrugën “Ali Kolonja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve. Gjatë kontrollit të triçiklit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe shtetasja P. T., 68 vjeçe, e cila dyshohet se ruante në banesën e saj armët e zjarrit që iu sekuestruan shtetasve të lartpërmendur. Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, gjatë këtij operacioni. Vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe zbulimin e qëllimit që kishin këta shtetas, me armët që posedonin”, thotë policia.

Sipas “bluve”, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit