Home ShowBiz Babai i Kiarë...

Babai i Kiarës i prekur: Opinionistët zgërdhihen me Kiarën, do vij me avokat nga Italia

5546
0

Kiara Tito, është padyshim banorja më e komentuar në rrjete sociale dhe një nga më të fortat në ”Big Brother Albania Vip 2”. Me rikthimin e saj në shtëpi, sërish në rrjete sociale ka një gjuhë të rëndë, kjo nxitur edhe nga opinionistët.

Babai i Kiara Titos është shfaqur tejet i prekur. Ai tha se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë. Ai po ashtu kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël. Babai i Kiarës shtoi se për një komentues që kishte shfaqur gjuhë urrejtjeje për të do vijë me avokat nga Italia. I pyetur nga Bieta, ai tregoi se gjatë komunikimit me Kiarën pasi ajo doli nga shtëpia i sugjeroi ta shijonte.

“Kiara është shumë e rezervuar dhe për tre ditë rresht vetëm ka qarë. I thashë që s’ ka bërë asnjë gabim”, tha ndër të tjera ai. Sa i përket pajtimit me Efin, ai u shpreh i lumtur.

Opinionisti Arbër Hajdari ka reaguar dhe ka sqaruar se nuk ka dashur të cënojë askënd. Në një postim të bërë në Instagram, ai shprehet se “gjatë gjithë jetës dhe punës sime kam si parim të mos cenoj askënd dhe të vlerësoj çdokënd duke u përpjekur për të qenë i drejtë dhe racional”.

Ky reagim vjen pasi në rrjet ka nisur dhe një herë fushata kundër Kiarës, e cila nga e marta deri të enjten ka humbur gati 30 mijë ndjekës. Arbri thotë ndër të tjera se personazhet që janë pjesë e lojës, nuk meritojnë linçim publik, por kjo deklaratë vjen pas asaj që opinionisti tha për Kiarën gjatë spektaklit se gjithë sjellja e moderatores tani është për famë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit