Home Aktualitet Balla kërkon ...

Balla kërkon përjashtimin e deputetit: Të vijë pas shtatë gotave raki dhe të fyejë, kjo nuk shkon

999
0

Një term i përdorur nga deputeti demokrat Edmond Spaho ka revoltuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Teksa mbylli fjalën Spaho deklaroi se ”bastardët kuptojnë vetëm me gjuhën e forcës”. Ndaj dhe Balla ka kërkuar përjashtimin e deputetit nga Kuvendi. Pas situatës së krijuar, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ndërpreu për pak minuta seancën.

Pjesë nga replikat

Emond Spaho: Këta marrin vesh vetëm shumë e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë.

Taulant Balla: Fjala e fundit që the. Këtu del përjashta ti sot dhe nuk vjen më. Atë fjalën e fundit bastard zotëria nuk mund të rrijë më në këtë sallë. Të thirret komisioni përkatës. Ose do bëhet njëri shembull tani dhe nuk mund të vazhdojmë më. Të vijë një njeri pas shtatë gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje kjo nuk shkon. O e merr ndjesë dhe kërkon ndjesë për fjalën që tha ose zotëria sipas përcaktimeve që ka kodi i etikës. Nuk tolerojmë që të shkojmë në darkë te fëmijët dhe të pyesin fëmijët për këtë fjalë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit