Home Aktualitet Balla mbrojti...

Balla mbrojti LSI-në, por Basha kundërshtoi: Koha për debate e sherrnajë ka përfunduar

134
0

Në vend që të ishte një seancë e qetë, në Kuvend pati debat mes Lulzim Bashës dhe PS-së. Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Tulant Balla e konsideroi gjuhë të papranueshme atë të përdorur nga Basha, si dhe shtoi se ai po përpiqej të tregohej i drejtë duke i dhënë LSI-së kohën e duhur për të qenë edhe ata në Komisionet Parlamentare.

”Nuk e fsheh keqardhjen lidhur me mungesën e arsyes për t’u larguar nga një seancë që duhet të ishte një seancë dakordësie e plotë. Subjektet miratojnë propozimet e tyre. Fryma e rregullores përcakton qartë se në këtë ditë s’mund të kemi debat me njëri-tjetrin, por siç e patë ndodhi.

Ajo që unë propozova ishte për t’i lënë më shumë kohë e hapësirë deputetëve të LSI të merrnin kohën e nevojshme përsa u përket Komisioneve. Shpresoj e besoj që edhe kjo ngjarje mos përsëritet më në seancat pasardhëse. Koha për debate e sherrnajë ka përfunduar. Kemi një mandat të rëndësishëm për të çuar përpara”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit