Home POLITIKE Balla prezant...

Balla prezanton ligjin për adresat: Synojmë të jemi vendi me sistemin më të mirë

44
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, prezantoi sot para Komisionit të Ligjeve ligjin për sistemin e adresave dhe ndërtesave në të gjithë vendin.

Ai foli para anëtarëve të komisionit se po punohet me kompaninë google për të pasur një kod unik për google maps.

Sipas tij, kjo do të zgjidhë përfundimisht problemet me ofrimin e shërbimeve tek qytetarët dhe mbërritjen më lehtë në adresë.

”Çdo banesë e ndërtesë, biznes e njësi do ketë një kod unik identifikues i papërsëritshëm.

Kjo do të zgjidhë përfundimisht problemet me ofrimin e shërbimeve tek qytetarët. Mundëson mbërritjen më lehtë në adresë.

Kjo ndihmon edhe turistët. Projektligji, duke pajisur me këtë kod unik çdo apartament, ndihmon edhe Air BNB. Adresari.mv.gov.al do të jetë i gatshëm në javët e muajt në vijim, është duke u pasuruar momentalisht.

Ftoj qytetarët të frekuentojnë adresarin online dhe të përfitojnë nga shërbimet që ofrohen.

Nëse kemi qenë një nga vendet më problematike në sistemin e adresave, sot pretendojmë të jemi vendi me sistemin më të mirë.

Është një arritje e rëndësishme edhe që synohet të përmirësohet shërbimi postar”, tha Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit