Home Aktualitet Balla publiko...

Balla publikon studimin: Rrjetet sociale parashikuan rezultatin për zgjedhjet e 14 Majit

38
0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një studim të kryer nga Meriton Nagavci-Pikasa Analytics. Balla thekson se ky studim interesant tregon sesi u parashikuan në rrjetet sociale rezultati për zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Për qëllimet e kësaj analize u monitoruan faqet zyrtare të kandidatëve për zgjedhjet vendore në Shqipëri në rrjetet sociale, në veçanti nga fillimi i fushatës deri një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve”, shkruan Balla.

Balla theksoi se, “vërehet një indikacion se interesimi i audiencës në rrjetet sociale, sipas numrit mesatar të reagimeve për post, përputhen në proporcion me votat. Ky konkluzion i përgjithshëm zbatohet edhe në të dyja rastet, kur kryetarët aktualë të bashkive apo kandidatët e rinj fituan zgjedhjet”.

Postimi i plotë

Të dashur miq, po ndaj me ju një studim interesant se si parashikuan rrjetet sociale rezultatin për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Për qëllimet e kësaj analize u monitoruan faqet zyrtare të kandidatëve për zgjedhjet vendore në Shqipëri në rrjetet sociale, në veçanti nga fillimi i kampanjës deri një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Kjo analizë, veç faktorëve të tjerë, tregon përgjithësisht se rrjetet sociale mund të jenë një tregues për preferencat e votimit krahasuar me reagimet e audiencës në postimet e shpërndara në faqet zyrtare të kandidatëve. Vërehet një indikacion se interesimi i audiencës në rrjetet sociale sipas numrit mesatar të reagimeve për post përputhen në proporcion me votat. Ky konkluzion i përgjithshëm zbatohet edhe në të dyja rastet, kur kryetarët aktualë të bashkive apo kandidatët e rinj fituan zgjedhjet.

Në bashkitë ku rezultatet u deklaruan si “befasuese” nga opinioni, rrjetet sociale dëshmuan të kundërtën, pra të njëjtën tendencë me votat (si p.sh. kandidatët në Tropojë, Shkodër dhe Kavajë). ‘Studimi u krye nga Meriton Nagavci – Pikasa Analytics

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit