Home Aktualitet Balla takohet...

Balla takohet me eurodeputetin Kovatchev: Mbështetës të prespektivës europiane të Shqipërisë

80
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka takuar sot eurodeputetin Andrey Kovatchev njëkohësisht Zëdhënës për Zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor për grupimin e Partisë Popullore Evropiane (EPP). Balla i ka shprehur mirënjohjen eurodeputetit Kovatchev për mbështetjen e grupimit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Kënaqësi të prisja në një takim eurodeputetin Andrey Kovatchev njëkohësisht Zëdhënës për Zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor për grupimin e Partisë Popullore Evropiane (EPP). I shpreha mirënjohjen eurodeputetit Kovatchev për mbështetjen e palëkundur të grupimit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), të cilët mbeten një mbështetës i fuqishëm i procesit të zgjerimit dhe perspektivës së qartë evropiane të Shqipërisë”.

Balla ka nënvizuar se prespektiva evropiane është vendimtare për ta mbajtur rajonin tonë në rrugën e paqes dhe bashkëpunimit. “Gjatë takimit evidentova rolin e rëndësishëm të Parlamentit Europian në përparimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit europian sidomos në situatën gjeopolitike të sigurisë. Perspektiva evropiane është vendimtare për ta mbajtur rajonin tonë në rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit