Home Aktualitet Balliu: Basha...

Balliu: Basha kërkon të fshijë kujtesën politike, socialistët nuk e larguan Nanon edhe pse…

255
0

”Lulzim Basha po kërkon të fshijë kujtesën politike”. Kështu mendon ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.  Ai e ka konsideruar një tradhëti vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD. Për të ky vendim nuk është në kalibrin e Bashës. ai dha edhe një shembull të Fatos Nanos me PS-në.

“Kur Fatos Nano kishte 3 vendime gjykate, socialistët e ndershëm nuk e larguan, nuk i thanë ik. Vendimi i Bashës është tradhti absolute. Kur ky vendim doli ishte Basha i cili tha se këto janë akuza të ngritura në bazë të shpifjeve. Ke marrë një vendin, por e ke marrë në përputhje me statutin? Jo!. Nuk mund të marrës asnjë vendim. Partia është në shesh, Basha nuk është aty.

Partia nuk është kryetari dhe deputetët, por anëtarësia. Ky vendim nuk është në kalibrin e Bashës. Nëse Basha ka thënë që po kërkohet të mblidhet një kongres antiamerikan atëherë është një turp dhe duhet të kërkojë falje. Jam i shqetësuar dhe i mërzitur që Basha nuk po i kthehet natyrës së politikanit të tij perëndimor. Mënyra autoritare që po i merr vendimet nuk funksionon në PD.

Nuk e kuptoj sulmin ndaj foltores së Berishës. Basha të na i tregojë se çfarë provash ka parë. Nuk mund të ketë Lulzim Basha alergji nga vota. Nuk i shkon figurës së tij. Nëse largojmë kujtesën politike dhe Berishën na mbeten humbjet. Rama do shkatërrimin e PD”,-tha në ”News 24”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit