Home Aktualitet Balliu: Basha...

Balliu: Basha Kryesinë e re nuk e zgjodhi, por e emëroi

304
0

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu thotë se Lulzim Basha nuk e zgjodhi Kryesinë e re, por e emëroi atë. Demokrati thekson se lidershipi i ri i Bashës nuk reflekton meritokracinë.

”Shpresat ishin edhe për një ekip që do të pasqyronte filozofonin e meritokracisë në PD, kjo gjë nuk ndodhi. Është shumë larg meritokracisë. Nuk ishin të nevojshme emërimet kë Kryesi. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në PD, ne jemi parti e dalë nga zgjedhjet e para pluraliste.

Nuk mund të marrim vendime, nuk mund të funksionojmë me emërime. Por, gjithsesi po pranojmë edhe mënyrën. Po sa i përket lidershipit të ri nuk e reflekton aspak çështjen e meritokracisë. Shumë pak nga ata individë që janë aty, që janë njerëz të shquar dhe tejet pozitivë, por çdo parti kur anëtarët sakrifikojnë dhe duhet ti çosh atje ku duhet. Për arsyen e thjeshtë sepse janë bërë mbi 3 mijë arrestime gjatë protestave të opozitës, nuk ia kanë idenë se kush janë ata që janë në sekretariatet e PD sepse nuk i njohin.

E dyta, aksioni opozitar nuk mund të jetë më i njëjtë me dje. Nuk jemi një shtet normal, sepse drejtohemi nga një njeri anormal. Nuk jemi shtet normal sepse këtu nuk funksionon ligji. Gjykatat drejtohen me telefon nga politika”,-tha për ”Abc News”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit