Home Aktualitet Ballkani mund...

Ballkani mund të jetë “fronti” i dytë i një lufte hibride

184
0

Lufta ruse në Ukrainë ka shtuar shqetësimin edhe në rajonet të tjera. Ballkani Perëndimor është një nga zonat më të prekura nga vala e përplasjes së madhe midis Perëndimit dhe Moskës.

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës thotë se Ballkani ka qenë gjithmonë prioriteti gjeostrategjik i Kremlinit, madje i dyti për nga rëndësia. “Ukraina është fronti i parë, Ballkani është i dyti, edhe pse nuk mund të ketë këtu një luftë të hapur”.

Moska po përdor në rajon luftën hibride, sipas doktrinës së teorizuar nga shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Valery Gerasimov. Ndikim ky nga i cili faktori shqiptar sipas Hoxhajt është i përjashtuar.

“Partitë në Shqipëri, Kosovë por edhe në pjesën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, kanë marrëdhënie me parti anëtarë të Parlamentit Europian, ndërkohë që në Serbi, në republikën serbe në Bosnje por edhe në Maqedoninë e Veriut, ka parti që janë platformë ruse. Putin dhe Vucic kanë shumë gjëra të përbashkëta, Serbia dhe Rusia apo ashtu. Kjo që po ndodh tregon se Rusia nuk e ka tejkaluar ankthin për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik”,-tha në “A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit