Home ShowBiz Banorët bised...

Banorët bisedojnë për finalistin e parë të BB VIP, ja kush është pretendenti kryesorë sipas tyre

101
0

Dea Mishel, Krist Aliaj dhe Jori Delli kanë biseduar në orët e para të mëngjesit, për emrin e parë të finalistit, i cili do të shpallet mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”.

Dea është e mendimit se Luiz Ejlli mund të shpallet finalisti i parë. Ndërsa Kristi shprehet se mund të jetë dikush mes tre banorëve më të vjetër në shtëpi, që janë ai, Dea dhe Luizi.

Ai tha se nuk ka një mendim të qartë se kush mund të jetë, por mendon se mund të shpallet edhe Dea.

Nga ana tjetër, Jori foli për ish-banorët që u futën sërish në shtëpi, ku njëri prej tyre mund të ketë shanse për finale.

Sipas saj, mes Kiara Titos dhe Efi Dhedhes, kjo e fundit ka më shumë shanse ta prekë finalen.

Gjithashtu ajo dhe Kristi mendojnë se edhe Qetsor Ferrunaj është lojtar shumë i fortë dhe se mund të jetë finalist.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit