Home Aktualitet Banorët e &#8...

Banorët e “5 majit”, Laprakës e Paskuqanit, protestë para ARRSH-së: Kush fshihet pas këtij krimi?

30
0

Protesta e banorëve të “5 majit”, Laprakës dhe Paskquanit është shtrirë në zyrat e ARRSH, ku kanë kërkuar përgjigje për banesat e pronat e tyre.

Një nga banorët debatoi me punonjësin, të cilit i tha që më mirë t’i regjistrojnë për ushtarë në Ukrainë, sesa t’i trajtojnë në këtë mënyrë. Banori u shpreh se duan ta dinë se kush fshihet pas këtij krimi.

Kush fshihet pas këtij krimi, Lulzim Basha, Edi Rama kush fshihet pas këtij krimi? Këtë duam ne. Na thuhet se do na jepen shtëpi me qira, dilni kontrolloni nëse gjeni një shtëpi me qira edhe unë do ta marr. Cilin do të nxjerrin jashtë që të futemi ne. Kjo nuk është pjesa jote, por ti duhet t’ja përcjellësh eprorit tënd. Më mirë na regjistroni ushtarë për në Ukrainë dhe e mbyllim këtë kapitull”, u shpreh banori.

Punonjësi i ARRSH u shpjegoi banorëve se nuk do të ketë asnjë veprim për prishjen e banesave deri në trajtimin e plotë të tyre.

Asnjë objekt nuk do të cenohet deri në trajtimin e çdo pronari. Kjo është e sigurt. Nëse firmat sot janë në terren janë në terren sepse është kantier ndërtimi. Nuk ka për ti cenuar prona derisa ju të trajtoheni sipas ligjit. Do merren të gjitha masat. Unë në këtë zyrë kam për detyrë tju sqaroj për ligjin e shpronësimeve. Për të tjera bëni përgjigje me shkrim dhe unë do t’jua përcjell”, tha punonjësi i ARRSH.

Ndërkohë banorët paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat e tyre, deri në grevë urie para Kuvendit, ose poshtë banesave të tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit