Home Aktualitet Banorët e Rin...

Banorët e Rinasit sërish në protestë, bllokojnë rrethrrotullimin pranë aeroportit. Fëmijët bojkotojnë mësimin

137
0

Banorët e Rinasit kanë bllokuar ditën e sotme rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, në shenjë proteste pas kthimit me një sens lëvizjeje të këtij aksi.

Ditën e sotme, në protestë marrin pjesë edhe fëmijët, të cilët kanë bojkotuar mësimin.

Kjo është dita e tretë e protestës, ndërsa banorët kërkojnë që vendimi i ARRSH-së të anulohet, pasi është duke shkaktuar shumë problematika në aktivitet e tyre të përditshme.

Ata shprehen se për të dërguar fëmijët në shkollë tani u duhen 2 orë kohë, ndërsa shtojnë se kanë të pamundur aksesimin e qendrave mjekësore, marketeve apo dhe varrezave.

Banorët thonë se nuk i ndalin protestat derisa rruga të kthehet me dy sense kalimi, siç ka qenë më parë.

Në një prononcim për media, kryeplaku i fshatit iu përgjigj drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, i cili kërkoi nga qytetarët përdorimin e rrugëve dytësore deri në gjetjen e një zgjidhjeje në fund të verës.

Kryeplaku u shpreh se rruga alternative nuk është funksionale, pasi ndodhet 2 km larg fshatit dhe nuk mund t’u hyjë në punë.

Me zyrtarët nuk kemi patur komunikim, por vetëm i kemi ndjekur në media që ka thënë se ka një rrugë alternative. Ne nuk kërkojmë me ik përmes rrugës alternative, ne kërkojmë të shkojmë në shkollë, të shkojmë në punë.

Kjo rrugë alternative nuk zgjidh asgjë, po të kem mundësi të shkoj deri rruga alternative është i zgjidhur problem. Skaji i fshtit është dy km nga rruga alternative. Këtu nuk preken vetëm banorët e fshatit, por të gjithë ata që vijnë nga veriu. Ne jemi të penalizuar komplet, nuk çojmë dot fëmijët në shkollë, nuk shkojmë dot tek ambulanca, nuk shkojmë dot te toka e mbjellë.

Ne nuk jemi popull që dua sherre, ne duam thjesht me shku në punë”, tha kryeplaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit