Home Sporti Barcelona e k...

Barcelona e ka seriozisht për Moratën, gati transferimi që në janar

74
0

Nuk është vetëm De Ligt që mund të përfundojë te Barcelona. Trajneri i ri Xavi ka piketuar për të afruar te klubi blaugrana edhe Alvaro Moratën. Nëse për holandezin transferimi mund të ndodhë në verë, për sulmuesin spanjoll lëvizja mund të kryhet që në merkaton e dimrit.

Lojtari është në pronësinë e Atletico Madrid, por në formë huazimi deri në fund të sezonit te ekipi torinez. Gazeta “AS” raporton se Xavi ka folur me Moratën për mundësinë e një transferimi në janar.

Barcelona duhet të derdhë 40 milionë euro në arkat e klubit të Los Colchoneros, një shumë që skuadra e Simeones mund ta shfrytëzojë për të blerë kartonin e plotë të Griezmann. Në krahun tjetër Juventusi në ditët e fundit po lëviz më shumë në afrimin e dy sulmuesve Scamacca dhe Milik. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit