Home Sporti Barcelona heq...

Barcelona heq dorë përfundimisht nga Morata, mbetet te Juvja

66
0

Barcelona dorëzohet në garën për Alvaro Moratën. Problemet e shumta financiare që ka Barça e kanë detyruar presidentin Laporta të heqë përfundimisht dorë nga sulmuesi i kombëtares spanjolle, edhe pse Morata pëlqehet shumë nga trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez.

Gjithçka është konfirmuar nga gazeta katalanase MundoDeportivo që këtë të shtunë e jep me siguri të plotë faktin që blaugranat nuk do të tentojnë më të afrojnë Moratan në merkaton e dimrit. Së fundmi ishte Massimiliano Allegri që konfirmoi edhe njëherë tjetër qëndrimin e Moratës te Juventusi të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Edhe vetë klubi bardhezi nuk kërkonte të privohej nga spanjolli pasi e kishte të pamundur t’i gjente një zëvendësues në këtë merkato pas dëmtimit Federico Chiesas, .

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit