Home Sporti Barcelona shk...

Barcelona shkatërron me poker Bilbaon, Dembele shkëlqen me 3 asist dhe një gol (VIDEO)

152
0

Barcelona nuk i ndahet Realit në betejën për titullin kampion në La Liga. Skuadra e Xavit fitoi 4-0 ndaj Atletico Bilbaos, një ndeshje që do ta zgjidhte vetëm për 22 minuta.

Në minutën e 12-të, Dembele do të shënonte golin e avantazhit me një goditje të saktë me kokë. Më pas sulmuesi francez do të shërbente dy asist për shokët e tij. Sergi Roberto u ndihmua dhe nga një devijim në minutën e 18-të, ndërkohë që Lewanowski realizoi të tretin me një rrotullim fantastik në zonë.

Më pas do të ishte e thjeshtë për ekipin katalanas që të administronte rezultatin. Dembele kompletoi mbrëmjen perfekte duke dhënë asistin e tretë, këtë herë do të ishe Ferran Torres që do të realizonte golin e katërt. Barcelona ngjitet në kuotën e 28 pikëve, 3 më pak se Reali. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit