Home Aktualitet Bardh Spahia ...

Bardh Spahia i dorëzon çelësat e Bashkisë, Benet Beci i shtrëngon dorën: Derën do ta kesh gjithmonë të hapur

792
0

Ndryshe nga bashkitë e tjera, në Shkodër sot u dha një mesazh qytetarie. Pas betimit dhe konstituimit të këshillit bashkiak të Shkodrës, kryetari i ri Benet Beci u drejtua zyrës ku Bardh Spahia i dorëzoi detyrën. Si dy shkodranë shtrënguan duart dhe patën një bisedë të vogël kortezie.

Gjesti i Bardh Spahisë tregon se ai mbetet një njeri i kulturuar. PD-ja duhet të ketë njerëz drejtues si Bardh Spahia.

“Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës”,shkruan Beci në një postim në facebook.

Benet Beci është një tjetër ikonë kulture shkodrane, sepse bëri një fushatë qytetare, pa akuza por vetëm projekte zhvillimi për shkodranët.

Kryetari i këshillit Bashkiak u zgjodh Oltion Luli me 30 vota ndërkohë që zv/kryetare janë zgjedhur dy zonja, Valjeta Bajraktari e ”Bashkë Fitojmë” dhe Violeta Perndareca e PSD-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit