Home KRYESORE Bardhi i përg...

Bardhi i përgjigjet Berishës: Deputetët pa asnjë presion, të vendosin nëse duan një person ”non-grata” në grup

1489
0

Qëndrimi që Sali Berisha e shprehu sot para mediave, se do të jetë ai i pari që do të shkojë nesër në mbledhjen e grupit Parlamentar, për sekretarin e përgjithshëm të PD Gazmend  Bardhi, ish-kryeministri është i shpallur ”non-grata”.

Për të askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e grupit parlamentar, pasi ”kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti”. Po ashtu Bardhi thekson se deputetët pa asnjë lloj presioni, duhet të tregojnë nëse një person i shpallur ”non-grata” duhet apo jo të jetë pjesë e grupit.

”Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur ”non-grata” nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit”.

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit:

Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.

Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur ”non-grata” nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit.

Deri atëherë askush nuk mund të imponohet. Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit