Home Aktualitet Bardhi: Stude...

Bardhi: Studentët të futen brenda, kanë 12 orë jashtë! Nikolla: Mos i përdorni politikisht, s’do i mirëpresim

47
0

Në seancën maratonë në Kuvend, po diskutohet për projektligjin që prek studentët e mjekësisë.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar të futen brenda studentët, pasi s’është njerëzore të qëndrojnë për aq kohë jashtë Parlamentit, madje kërkesa e tyre ka bazë në rregullore.

Kjo kërkesë është kundërshtuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila i kërkoi që studentët të mos përdoret politikisht.

Bardhi: S’është njerëzore që studentet qëndrojnë 12 orë jashtë Kuvendit. Ndaj ju lutem lejojini ata 5 studentë të futen brenda. Bazë në rregullore e kemi, nuk kemi pse trembemi nga prania e të rinjve në seancë, jemi të detyruar.

Nikolla: Faleminderit për sfidën. Mos i përdorni studentët për qëllime politike.

Bardhi: Futi brenda.

Nikolla: Kanë qenë prezent në Komisione Parlamentare. Nuk do t’i mirëpresim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit