Home Aktualitet Berisha: &#82...

Berisha: ”Bardhi u nxori dosjen me dokumente të tmerrshme”

80
0

Sali Berisha thotë se për herë të parë, kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij, Olsi Rama, pranuan autorësinë e krimit të Xibrakës, duke shtuar se kjo erdhi si rezultat i dosjes që bëri publike kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

”Mbrëmë për herë të parë, Edi Rama dhe Olsi Rama pranuan autorësinë e krimit të madh të Xibrakës. Ata deklaruan në studio me një fletërrufe se Olsi vërtet është shoqëruar me ndonjërin prej tyre, vërtet ka udhëtuar me makinën e tyre, por nuk ka lidhje me ta, paçka se Olsi bënte mbledhje në apartamentet e fshehta të grupit.

Paçka se Olsi ishte mburojë e grupit. Paçka se Olsi ishte një me kreun e grupit, Genti Xhixha. Të gjitha këto, megjithatë mbrëmë u detyruan të pranojnë. Dhe pse pranuan? Se Gaz Bardhi u nxori dosjen hetimore të prokurorisë. Dhe ajo dosje ka dokumente të tmerrshme, ndaj dhe ata u përpoqën të justifikojnë se e kemi njohur, por nuk kemi marrë pjesë në ta.

Olsi, njësoj si Edi u betua se ata që më njohin mua për çun të mirë, e dinë që nuk mund të merrem me atë punë. A nuk u thoshte Edi Rama shqiptarëve se unë dy metër burrë nuk mund të vjedh se nuk ka hajdut dy metër. Këta janë kriminelë miqtë e mi. Hajdutët më të mëdhenj të Shqipërisë këta të dy janë.

Dhe këta, ju garantoj se janë të gatshëm të shfarosin këtë vend për pasurimin e tyre kriminal. E votoj unë, thoshte Edi Ramën, se mezi po. Çfarë mezi po? I ka dhënë 37 mijë metër katror tokë për biznesin e tij, Edi Rama-Olsi Ramës. Këta e kanë Shqipërinë, çifligun e baballarëve të tyre. Këta nuk kanë normë as standard. Miq, po nuk i kapëm për zverku, këta nuk ikin kurrë. Këta nuk ikin kurrë”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit