Home Sporti Bare, Balliu ...

Bare, Balliu dhe Uzuni do të mungojnë ndaj Gjeorgjisë

40
0

Pas testit të luksit me Spanjën, për ndjeshjen e së martës me Gjeorgjinë, trajneri Edy Reja nuk do të ketë në dispozicion Keidi Baren, Ivan Balliun dhe Myrto Uzunin. Të tre janë futbollistë që luajnë në La Liga-n spanjolle.

Bare ka vuajtur një tërheqje muskulore dhe qëndroi në Barcelonë, për t’u mbajtur nën vëzhgim nga stafi mjekësor i Espanyol. Pas konsultimit me stafin kuqezi, u vendos që Keidi të mos jetë me Kombëtaren ndaj Gjeorgjisë, por të vazhdojë rikuperimin.

Seanca stërvitore sot u zhvillua në Spanjë, dhe përpara rikthimit të skuadrës në shtëpi nuk mori pjesë as Ivan Balliu. Mbrojtësi i aktivizuar si titullar, duke bërë edhe një paraqitje bindëse kishte dakordësi me Rejan që të luante vetëm në ndeshjen e parë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit