Home KRYESORE Basha dhe Ber...

Basha dhe Berisha thirren në Prokurori për protestën e 8 janarit. Një ambasadë e huaj: Të arrestohet Berisha!

2279
0

Lulzim Basha dhe Sali Berisha pritet të thirren nga prokuroria në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me ngjarjet e zhvilluara në protestën e 8 janarit para selisë së PD-së.

Lajmi është konfirmuar nga prokurori Elio Mazreku, i cili po merret me hetimin e protestës.

Mësohet se një ambasadë e huaj ka insistuar në arrestimin e ish-kryeministrit Berisha si shkaktar i dhunës.

Të shtunën e 8 janarit përkrahësit e ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan dhe dëmtuan rëndë selinë e e Partisë Demokratike, ndërkohë nga pala e Bashës u përdor dajaku dhe gazi lotsjellës.

Protesta e thirrur kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha u bë mënjëherë e dhunshme, ndaj edhe pati disa plagosje dhe arrestime.

Ndërkohë Berisha ka lajmëruar për një datë tjetër finale ku do ta pushtojnë përfundimisht Selinë Blu, por këtë radhë do të pajisen më së miri për katin e dytë ku rri Lulzim BASHA.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit