Home Aktualitet Basha do të r...

Basha do të rikandidojë për drejtimin e PD? Gazment Bardhi: Mua nuk ma ka rikonfirmuar

160
0

Rithimi i Lulzim Bashës, në një kohë që PD-ja zyrtare nuk ka kryetar, ka shtuar më shumë haludimet që Basha kërkon të rimarrë PD-në. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nuk pati një përgjigje kur u pyet nga gazetarët për mendimin e tij nëse ish-kryedemokrati Lulzim Basha do të kandidonte sërish për drejtim e partisë.

“Sa kohë nuk ka asnjë qëndrim lidhur me këtë çështje, as nga institucione, as nga individë, unë nuk mund të flas parathënie. Mua nuk ma ka rikonfirmuar”,-u shpreh ai.

Gazment Bardhi përdori një retorikë bashkuese teksa apeloi që të ndalet ”gjuha përçarëse që sjell ndasi mes të djathtëve”. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së bëri po ashtu të ditur se po punohet për një platformë që e forcon partinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit