Home KRYESORE Basha: Jam ga...

Basha: Jam gati për çdo skenar që mund të përgatisë Sali Berisha

826
0

Lulzim Basha foli në konferencë shtypi pasi Berisha u largua nga selia blu ku foli para medias.

‘Sot PD ka patur vetëm një aktivitet demokratik Kombëtar: Kuvendin Kombëtar, i cili ka marrë vendimet me votën e 5004 delegatëve.

Ka pasur edhe ndonjë dëm, siç më thonë, që paska pasur një dëm ndaj veturës që merr Partia Demokratike me qera për kryetarin, por në fund të fundit këto janë dëme kolatetale dhe e vetmja gjë që mund të them është të thërrasësh referendum se do hipesh në pushtet dhe të hipësh në veturën e kryetarit të Partise Demokratike është paksa tallje me demokratët”- u shpreh Basha.

Me tej Basha theksoi se jam gati për çdo skenar që mund të përgatisë Sali Berisha.

Basha nënvizoi se Berisha është përjashtuar nga Kuvendi i sotëm dhe nuk ka punë më me PD-në.

Pak para tij Berisha kishte thënë nga selia blu se “Basha mund të krijojë situata të paparashikueshme, por nuk e ndalon dot revolucionin!

U them atyre që kanë bërë gati, më falni për shprehje, ato (të ndenjurat) për karrike qeveritare, hiqni dorë nga ky skenar, se revolucioni do t’ju fshijë bashkë me pengmarrësin tuaj. Akti i tradhtisë së lartë nuk do të tolerohet nga ky revolucion. Rikthehuni në shtëpinë tuaj!”- ishte paralajmërimi i Berishës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit