Home Aktualitet ”Basha ...

”Basha marrëveshje për Vetting-un në politikë”, Berisha: Rama kërkon ta bëjë SPAK-u i partisë

185
0

Ish-kryeministri u tha demokratëve në Kavajë, se Lulzim Basha është në një marrëveshje për Vetting-un në politikë. Po ashtu Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama kërkon që ta bëjë SPAK-u i partisë.

”Ai shpalli masakrën dhe duhet të thërriste popullin në shesh, por u kthye dhe po mendon për karrigen e tij. Shpalli zgjedhjet dhe ndoqi marrëveshjen. Unë në një konferencë shtypi kam qenë promotor për ligjin e Vetting-ut. Çfarë ndodh? Edi Rama thotë se Vetting-un do ta bëjë SPAK-u i partisë. SPAK-u është organi më i kontrolluar nga Rama dhe Engjëll Agaçi”.

Më tej Berisha u bëri thirrje deputetëve të PD që mos votojnë ndryshimet, pasi PD-ja do të dalë e humbur.

”Ish-kryetari në një marrëveshje të fshehtë po konkretizon marrëveshjen e turpit me Edi Ramën. Në 30 vite nuk është hapur parlamenti me ndryshime kushtetuese, i janë lëshuar Kushtetutës si çakej. Nga kjo “Foltore” u bëj thirrje deputetëve të PD që të mos votojnë ndryshime, pasi gjithçka është e diktuar nga Edi Rama”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit