Home Aktualitet Basha takon a...

Basha takon ambasadoren e OSBE, diskutime për Reformën Zgjedhore dhe Drejtësinë

17
0

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryesuesen në detyrë të OSBE, Clarisse Pasztory. Gjatë takimit u diskutua për situatën në vend, reformën zgjedhore dhe drejtësinë.

“Sot institucioni i vetëm që ka kompetenca për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të goditur korrupsionin është SPAK dhe sistemi i drejtësisë”, ka thënë Basha gjatë takimit. Prandaj, Partia Demokratike është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit. Kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë. Për këtë arsye, PD inkurajon dhe mbështet SPAK të hetojë nivelet më të larta të qeverisë”, lexohet në njoftimin e PD

“Sa i përket reformës zgjedhore, Basha i bëri të ditur qëndrimin e PD, qëndrime të cilat janë depozituar në Parlament. Kreu i Partisë Demokratike përmendi listat e hapura, të cilat do të mundësonin të zgjidhej deputet ai që merr më shumë vota, Shqipëria një zonë elektorale dhe barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e Diasporës”, vijon njoftimi.

“Detyra e politikës është t’u japim mundësi qytetarëve të votojnë të lirë dhe të vendosin të pa ndikuar për ata që duan t’i përfaqësojnë në Parlament”, përfundon njoftimi i shpërndarë për mediet nga PD.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit