Home Aktualitet Basha urdhëro...

Basha urdhëron që të mos hyjë Berisha në konferencë shtypi në selinë e PD. Rrezikohet përplasje mes palëve

2096
0

Ndërkohë që ish-kryeministri Berisha lajmëroi  sonte për konferencë shtypi në selinë blu ku ka drejtuar me vite të tëra, mësohet se Lulzim Basha ka urdhëruar administratën e tij që të mos lejohet Berisha të hyjë në mjediset e PD-së sepse sot Kuvendi i tij në pallatin e Kongreseve e ka përjashtuar nga çdo funksion.

Nënteksti duket se Berisha nuk është më nga sot anëtar i PD, sipas Bashës.

Por kjo ka sjellë acarimin e qindra militantëve të Berishës dhe PD-së të cilët po turren drejt zyrave të PD-së afër Lanës për të bërë të mundur që stafi i Bashës të mos nxjerrë pengesa ish-kryeministrit.

Po kështu është lajmëruar policia e shtetit që të mos lejojnë njerëzit e Berishës të futen në selinë blu, ndonëse disa prej tyre kanë arritur të hyjnë në këto momente në oborrin e PD-së.

Por Basha ka marrë masa me njerëz civilë të veshur me të zeza në tarracën e selisë së PD-së, të cilët janë përkrahës të tij e që mund të ndërhyjnë. Nuk dihet nëse këto persona janë të armatosur të cilët rrijnë mbi tarracën e zyrave të PD-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit