Home Aktualitet Basha veproi ...

Basha veproi me mençuri dhe interes me Agron Gjekmarkaj

1833
0

Nga Nilda Halili-

Sot Basha ka bërë disa zëvëndësime në kupolën e PD-së, por më kryesoret mbeten dy; emërimi i deputetit intelektual Agron Gjekmarkaj si nënkryetar parlamenti dhe zgjedhja e tij si nënkryetar PD. Dhe i dyti vendim me rëndësi është zgjedhja apo emërimi i deputetit Enkelejd Aliebaj si shef i deputetëve të PD-së në vend të Alfred Rushaj.

Për këtë të fundit, pra Alfred Rushaj, nuk dihet nëse ka dhënë dorëheqjen për arësye personale, siç thuhet, apo e kanë larguar për qetësinë e tij olimpike. Ose ai mund të mos jetë dakort me Bashën në konfliktin me Berishën.

Kjo mbetet për t’u parë kur ai të flaës pasi të “shërohet” , sikurse thuhet se ka grip sezonal!

Zgjedhja e Enkelejd Alibeajt është bërë për të patur një njeri debatues në parlament dhe në emisionet televizive. Këtë rol ai e luan mirë dhe ka eksperiencë qëkur ishte ministër drejtësie në kohën e Saliut.

Ndërsa zgjedhja fine dhe që ia rrit kuotat Bashës së dërmuar nga përplasja disa mujore me ish-liderin democrat, mbetet zgjedhja e deputetit karizmatik Agron Gjekmarkaj si nënkryetar parlamenti. Natyrisht që deputeti Gjekmarkaj me këtë post nuk e humb shkëlqimin e tij si intelektual dhe kundërshtues ndaj veprimeve opozitare që nuk shkojnë me sqimën e tij perëndimore.

Lulzim Basha në kohën kur po sulmohet nga Berisha, sulm që nuk ka mbaruar dhe që janë “raketa” të fuqishme, ka bërë një gjetje për të rritur kuotat e tij në zonat katolike dhe veriore, atje ku ish-kryeministri ka bastionet historike. Por jo vetëm për këtë, ndonëse mendoj se e ka për këtë gjë!

Deputeti Agron Gjekmarkaj duhet të jetë i qartë se nuk e kanë rritur në përgjegjsi politike vetëm për kulturën e tij apo prejardhjen e përsekutuar në kohën e komunizmit.

Ai është thirr në front lufte!

Në luftë duhet edhe helmeta, pavarësisht dijeve.

Mbetet të shikojmë nëse deputeti i shkolluar në Itali do të përulet në mënyrën shqiptare para kryetarit të PD-së, kur akoma lufta zien për siglën e ndërkohë gjykata nuk ka folur qartë se kujt i përket vula e PD.

Si deputet dhe si nënkryetar parlamenti ai ka rol në përbashkim e jo në luftë bedenash ku hidhet ziftë ndaj “armikut”.

Nëse konvertohet në “jeniçer” bashist, duke harruar kristianizmin e tij historik, atëhëre ai do jetë një numëror topi dhe asgjë më tepër.

Por kush e njeh deputetin nuk beson se ai keqpërdoret. Ai mund të përdor çdo instrument politik dhe intelektual që të gjëndet një zgjidhje finale për krejt demokratët shqiptarë.

Ndaj Basha ka fituar disa kuota publike, jo të vogla, në këtë rast.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit