Home Aktualitet Bashkia e Tir...

Bashkia e Tiranës nis punën për vendosjen e sinjaleve zanore tek semaforët

36
0

Bashkia e Tiranës nis punën për vendosjen e sinjaleve zanore tek semaforët për t’i ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuara

Për t’i ardhur në ndihmë personave me aftësi ndryshe, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për vendosjen e sinjaleve zanore te semaforët.

Sinjalet zanore janë vendosur nga Ekipi i Mirëmbajtjes së Sinjalistikës, duke jua lehtësuar kalimin pranë vijave të bardha gjatë kohës së semaforit me dritë jeshile.

Bashkia e Tiranës ka miratuar dhe planin Social të Aftësisë së Kufizuar 2022 – 2024, qëllimi i të cilit është të vazhdojë promovimin dhe mbështetjen e gjithëpërfshirjes të personave me aftësi të kufizuara në jetën social-ekonomike duke patur në vëmendje të vazhdueshme përmbushjen e detyrimeve të KDPAK përmes masave specifike.

Plani Lokal Social për Personat me Aftësi të Kufizuar ka si qëllim, së pari, të realizojë aksesueshmërinë në mjedise, shërbime, transport dhe informacion për të gjithë kategoritë e personave me aftësi të kufizuara.

Qëllim të cilin synon ta realizojë, nëpërmjet përmirësimit të nivelit dhe cilësisë së zbatimit të aksesueshmërisë në mjedise, transport, informacion dhe komunikim, në Bashkinë Tiranë dhe reduktimi i barrierave ekzistuese në mjedise, për të gjitha grupet e aftësisë së kufizuar.

Gjithashtu ky plan parashikon dhe garantimin e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në jetën publike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit